Përplasja mes partnerëve në koalcion qeverisës, PDK-së dhe AAK-së po vazhdon.
Anëtari i AAK-së, Anton Berisha, i ka kthyer përgjigje këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit, pasi ky i fundit në një shkrim të tij ka thënë se AAK’në e Ramush Haradinajt e ka tranuar pushteti, pasi tashmë po i arsyetojnë edhe veprimet kundërligjore dhe nepotizmin.
Berisha në një reagim ka thënë se Latifi me atë shkrim nuk i ka lënë shumë hapësire për të manovruar, megjithatë ka zgjedhur që si kundërpërgjigje t’ia tregoj punët e mira që po i bëjnë disa anëtarë të AAK’së, siç janë Burim Ramadani e Rrustem Berisha, dhe kryetarët e komunave të kësaj partie.
Reagimi i Anton Berishës
KUR PUSHTETI NUK TRANON
“.. S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë” – ka shkruar miku im i respektuar Blerim Latifi, i cili me shkrimet e tij te thukta po na lenë pak hapësirë manovimri.
Megjithate, ne dimension politik shikuar, kjo pikëpamje e tij nuk mund te thuhet se eshte e plote sa i përket AAK-se.
Rrustem Berisha e Burim Ramadani, pa zhurme jane duke bere një pune te madhe qe do te kete efekte afatgjate për Kosovën, ka keshilltar te KM qe janë duke tejkaluar efektet mandatore, ne orientimin strategjik me miqe shekullor, pa zhurme kemi rehabilitur rruget e moçme.
Ardian Gjini, Bali Muharremi, Smajl Latifi, Gashi, Kuqi…jane bere shembuj me te mire te dedikimit dhe perkushtimit te punes ne komunat e tyre.
“S’po vazhdoj me shumë”, se lista e pjeses se ‘patranuar’ te AAK-se eshte e gjate, do te ishte nje parafrazim imi i z Latifi.
Shkrimi i djeshëm i Blerim Latifit
KUR PUSHTETI TË TRANON
Disa, prej miqëve tanë në AAK, ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra, politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet, e pa ju dridhë çerpiku, thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër… S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë.
Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!