Përplasje mes VV-së e PDK-së, dy deputetë dalin nga Komisioni

11:33 | 18 October 2022

Një përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës ka ndodhur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që në rend dite kishte pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021.

Shkaku i kësaj përplasje ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar, me ç’rast ata të opozitës nuk u pajtuan.

Me këtë rast, deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa e Rashit Qalajn, kanë lëshuar mbledhjen, shkaku i mospajtimeve me deputeten e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku.

Komento: