Gjatë seancës së jashtëzakonshme për Telekomin, pati përplasje mes Kadri Veselit dhe Glauk Konjufcës.
Në fjalën e tij, Veseli ka thëën se Glauku nuk bën mirë që të ngutet pasi që mund të dalë, që deputeti i Vetëvendosjes ka më shumë familjarë të punësuar në Telekom, se sa vetë kreu i Kuvendit.
Veseli ka thënë se për këtë cështje është dashur të pritet mbledhja e Komisionit e ku do të flitej me emra e mbiemra, dhe do te shpaloseshin fakte, se kush kënd e ka punësuar.
E ndaj ktyre fjalëve të Kadri Veselit ka reaguar, Glauk Konjufca, duke thënë se nuk e ka asnjë anëtarë të familjes të punësuar në Telekom, ndërkohë ia ka numëruar Veseli, gjashtë argumente sipas tij, që tregojnë se prapa falimentimit të PTK’së, qëndron Partia Demokratike e Kosovës.
“ Unë nuk kam në Telekomin e Kosovës, asnjë familjarë. Por z. Veseli kanë shumë miq, dhe ai bashkë me miqtë e tij e partinë e tij e kanë orkestru prap Telekomine Kosovës. Por meqë po dëshirojmë atëherë unë i kam listuar gjashtë fakte të pa kontestueshme që PDK qëndron pas kësaj pune”, ka thënë Konjfuca.
Ai thotë se rrënimi i Telekomit ka filluar me shkarkimin e Shyqyri Haxhës, e me emërimet që i kanë bërë Adem Graboci e Besim Beqaj, për të cilat ata flasin edhe në aferën “PRONTO”
“E para kur Shyqyri Haxha kur i ka dëshmu Johakim Stolebrgut, që Hashim Thaci e ka thirrë në telefon, këta e kanë syrgjynos prej Kosovës, e e kanë arratis në Londër. Pasi e kanë heq Shyqyri Haxhën, në aferën ‘PRONTO”, Adem Grabovci me Besim Beqajn e kanë vendos ushtrues detyre Nuredin Krasniqin, edhe ky i PDK’së. Agron Mustafën kur e kanë vendos drejtor të Telekomit, ai është i afërt i këtyre. Drejtori i Bordit është zyrtar i PDK’së në Pejë, Rexhë Gjonbalaj, ky e ka mërrë vendimin për kontratën dëmshme me Dardafone, për të cilën po flasim . Nipi i Azem Sylës është njëri prej kreyshefave ekzektuiv” ka shtuar Konjfuca, raporton Gazeta Express.
Konjufca ka thënë se edhe antenat e Telekomit, shumica janë vendosur nëpër proant e zyrtarëve të PDK’së.
“Këto janë krejt fakte. Të mos dalim te antenat. Se edhe antenat ku janë vendosura, që merren 550 antena, që merren 3.6 milionë euro, janë shumë të vendosura tek zyrtarët e PDK’së”, ka përfunduar Konjufca.
Ndërkohë Veseli më pas ka marrë përsëri fjalën, duke i thëën Konjufcës që nuk ka asnjë familjarë apo interes familjarë në PTK, e duke i bërë thirrje atij që të ketë kujdes, se mbase ka qenë edhe vetë në PDK më herët.
“Është e vertë për miq, ka shumë , edhe kisha mujt cdo ditë më shumë kisha kriju. Por skam familjarë edhe interesa familjare, kurr në jetë skam pas. Kqyr Glauk se nashta në të kaluarën je kanë edhe ti në PDK, nuk e di tash”, ka thënë Veseli, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë për faktet që ka listuar, Veseli ka thënë se katër nga to kanë qenë të pavërteta.
“Por vërtetë ke folë të pavërteta. Katra nga to i the të pavërteta. Glauk ma i miri je , djal i mecem, pos mos e ekstremizo debatin”, ka përfunduar Kadri Veseli.