Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një postim që ka bërë në Facebook ka treguar se subjekti i tij është pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për raportimet e fundit se subjekti i tij është pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se ka tendencë të relativizohet qëndrimi i LDK-së sa i përket kësaj çështjeje.
Postimit ai ia ka bashkëngjitur një pjesë të dokumentit që ai pretendon se është qëndrim i vetëm.
Por qëndrime të kundërta kishte shfaqur nënkryetari i këtij subjekti, Lufti Haziri.
Në deklarimet e mëhershme, Haziri kishte thënë se është pro që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, dhe se një gjë e tillë sipas tij duhet të diskutohet në dialog.
Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:
Miq të nderuar,
Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së:
LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.
(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së).
Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së.