Përplasje për Vjosa Osmanin, mes LDK-së dhe VV-së në Gjilan

18:19 | 17 September 2019

Ka ndodhur një përplasje për Vjosa Osmanin mes LDK-së dhe VV-së.

Diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje e Ldhjes Demokratike të Kosovës për pozitën e kryeministrit kanë vazhduar edhe të martën në qytetin e Gjilanit.

Kandidatët e këtyre dy partive janë përplasur me njëri tjetrin për këtë çështje.

Arbëresha Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se posti i kryeministrit i takon Albin Kurtit, derisa ka thënë se Vjosa Osmani është kandidate e denjë për kryetarë të kuvendit.

“Vjosa Osmani do të bëhet kryetare e kuvendit e Albini kryeministër, ky post i përshtatet Vjosës”, ka thënë Kryeziu.

E ashpër i ka reaguar kandidati i LDK-së, Faton Bislmi, sipas tij LVV nuk ja cakton pozitat zonjës Osmani.

“LVV nuk ja cakton pozitën Vjosës, ju nuk mundeni me tregu se çfarë posti do të merrë ajo. Ajo është kandidate e partisë për kryeministre, dhe këtë post do të merr pas zgjedhjeve”, ka thënë Bislmi.

Ndërkohë kandidatja e LVV-së ka thënë se Osmani nuk i cakton vetë ambiciet për pozita. Ajo ka theksuar se këtë e bën partia e saj.

Komento: