Përplasjet mes krerëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ja ҫfarë thotë deputeti i LDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përplasjet mes krerëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ja ҫfarë thotë deputeti i LDK-së

21:09 | 15 Maj 2019

Kohëve të fundit kemi parë disa ‘përplasje’ mes krerëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me politikën serbe.

“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me politikën në Serbi dhe një defaktorizim me politikën në Kosovë”, ka thënë Gashi.

“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!