Përse trajneri Moreno e refuzoi ofertën e Kosovës për ta pranuar atë të klubit rus? E zbulon mediumi spanjoll!

15:40 | 14 December 2023

Trajneri Robert Moreno ka vendosur që ta nisë një aventurë të re në futbollin rus.

Mediumi spanjoll “AS” raporton se ish-selektori i përkohshëm i Kombëtares së Spanjës i ka thënë “po” klubit të ligës elitare ruse Sochi, duke hequr dorë nga oferta që e mori nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Sipas këtij mediumi, Morenon e bindi më shumë projekti i klubit rus sesa ai i Kosovës, apo edhe i klubit turk, Adana Demirspor, të cilët po ashtu kishin shprehur interesim për të.

Madje, ditë më parë qarkulloi një fotografi ku shiheshin në një darkë në Stamboll kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe trajneri Moreno.

Sipas “AS”, trajneri spanjoll do ta zgjedhë projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.

Pronarët e klubit janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Morenon në krye.

Ai pritet të emërohet si trajneri i katërt i Sochit në këtë sezon pas Jojlov, Tochilin dhe Kliuyev.

Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.

Komento: