Përsëri gjenden mbetje mortore në Prekaz

12:18 | 20 Nëntor 2023
perseri-gjenden-mbetje-mortore-ne-prekaz

Ekipet hetimore përsëri kanë hasur në mbetje mortore/eshtra në Prekaz në Skenderajt.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar zbulimin duke shtuar se ekziston dyshimi se këto eshtra potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

“Edhe sot ekipet kanë hasur në eshtra (mbete mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur, në Prekaz të Skenderaj”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Komento: