Shqipe Pantina denoncon Nënkryetarin e VV-së, ia përmend 60 mijë euro.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-bashkëpartiakut, Besnik Bislimi.
Pantina ka shkruar në Facebook se Besnik Bislimi ka qenë i vetmi që nuk ka pranuar të hedh gaz lotësjellës pasi nuk e rrezikonte rrogën prej 5500 euro në muaj.
“Edhe Besniku (Bislimi) po na quan trathtare? Per here te dyte ( ne diten kur eshte zgjedh Thaci President) une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere), nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova dhe burgin per LVV”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka akuzuar Bislimin se në komunën e Prishtinës si drejtor nuk ka qëndruar as dy muaj.
“PSD-se i kerkon te garoj e vetme ne zgjedhje por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5 qe i munsesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do mund te kontribonte si Drejtor nuk qendroj as per dy muaj”, ka thënë Pantina.
Ish-anëtarja e Vetëvendosjes është shprehur se VV e vetme në zgjedhje nuk do të mund t’i marr më 32 deputetë.
Pantina është shprehur se Bislimi ka pranuar të bëhet nënkryetar i VV-së përshkak të pagës prej 60 mijë euro.
“Besnikuse fundi pranoj te behet nenkryetar i nje subjekti te majt e ne anen tjeter hartoj program per nje parti krejtesisht te djatht, ( epo 60 mije euro nuk jane pak. Pse jo do thoshte dikush”.
Deputetja e PSD-së ka thënë se si deputet Bislimi ka shkuar për më shumë se 4 muaj në SHBA për arsye private duke injoruar përgjegjësitë publike.
“Si deputet i LVV e shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra interesi personal me i rendesishem se pergjegjesia publike.
Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveq hipokrizi”, ka thënë Pantina.