Përshëndet tifozët dhe klubin, Tomori tregon edhe numrin e fanellës

22:11 | 22 Janar 2021

Tomori tregon numrin e fanellës, përshëndet tifozët dhe klubin.

Fikayo Tomori është lojtari më i ri i AC Milan.

Tomori është transferimi i dytë i Milanit pas Mario Mandzukic, i cili u transferua më parë gjatë javës si transferim i ri.

Ai përmes llogarisë së tij në Twitter, ka shprehur ngazëllimin e tij ku ka konsideruar Milanin një klub të madh.

“I nderuar që pata këtë mundësi për të luajtur për këtë klub kaq të madh, mezi po pres të paraqitem në fushë”, tha Tomori.

Përndryshe, mbrojtësi anglez ka zgjedhur numrin 23 si lojtar i Milanit.

Komento: