Përshëndetja e “ftohtë” e Haradinajt me Macronin pas Samitit

23:46 | 29 April 2019

Përfundojnë punimet e Samitit.

Samiti i Berlinit u përmbyll pa ndonjë marrëveshje konkrete. Kosova nuk fitoi as liberalizimin e vizave të pritur prej vjetësh.

Në këtë mënyrë, pa asgjë, do të kthehet në Kosovë kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e tregoi edhe me përshëndetjen e ftohtë që kishte me nikoqirët e këtij takimi, Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Haradinaj ka publikuar në Facebook një video nga momentet e përshëndetjes duke u shfaqur i ‘akullt’.

“Në përfundim të takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor. RH”, shkruan Haradinaj në videon e publikuar.

Komento: