Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj

09:00 | 28 Mars 2026
pershihet-nga-zjarri-nje-barnatore-ne-ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një barnatore në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, të premten në 03:20.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt – barnatore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti po hetohet.

Komento: