Një burrë dhe një grua të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër sot janë ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë.
Kështu thonë burime të sigurta për IndeksOnline.
Policia e Kosovës kishte arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ku kishte hasur gjersa personat ishin në progres e sipër.
Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për një rast familjar.
Burimet për IndeksOnline thonë se familjarët e kanë zënë kryefamiljarin e tyre me të dashur.
Në videon që ka siguruar IndeksOnline dëgjohet gruaja duke thënë “a merresh me babë temin”.