Personat që e rrahën të dashurën e kryefamiljarit ndalohen për 48 orë

19:07 | 18 Shtator 2021

Një burrë dhe një grua të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër sot janë ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë.

Kështu thonë burime të sigurta për IndeksOnline.

Policia e Kosovës kishte arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ku kishte hasur gjersa personat ishin në progres e sipër.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për një rast familjar.

Burimet për IndeksOnline thonë se familjarët e kanë zënë kryefamiljarin e tyre me të dashur.

Në videon që ka siguruar IndeksOnline dëgjohet gruaja duke thënë “a merresh me babë temin”.

Komento: