
Personi i tretë me koronavirus është një 39 vjeçar.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Vitia ka thënë se i personi i tretë me koronavirus është një familjar i 77 vjeçarit i cili u diagnostifikuar dje me koronavirus dhe vjen nga Stublla e Vitisë.
Mësohet se personi i prekur me koronavirus është një 39 vjeçar dhe ka pasur kontakte me familjarin e tij 77 vjeçar, i cili ka ardhur nga Italia.
“Me keqardhje dua të ju njoftoj se edhe për një rast të ri të rezultuar pozitiv me koronavirus dhe bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla i cili u diagnostifikuar me COVID-19”, tha Vitia, transmeton Gazeta Metro.
Vitia ka lutur të gjithë qytetarët që të zbatojnë me përpikëri masat dhe vendimet që kanë marrë Qeveria e Kosovës.
Ai tha se deri tani 140 raste janë testuar në dyshime me koronavirus, tre prej tyre kanë dalur pozitiv me koronavirus, kurse kanë pranuar mbi 500 thirrje nga qytetarët për intervenim dhe ju janë përgjigjur.