
Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Sot u raportua edhe për një tjetër rast në Kosovë me coronavirus, i cili është familjar i burrit 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.
Mësohet se familjari i 77 vjeçari është infektuar nga ai, i cili me 5 mars kishte ardhur në Kosovë nga Italia.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu, i cili ka thënë e numri i të prekurve ka shkuar në tre.
Kujtojmë, që deri tani në Kosovë janë konfirmuar tri raste me coronavisurs, dy nga Komuna e Vitisë, dhe një vajzë 22 vjeçare nga Klina me nënshtetësi italiane.
Sot, në ora 14:00 dalin rezultatet e 90 personave tjerë.