Personi i plagosur në Marmull të Gjakovës, kjo është gjendja e tij

14:50 | 13 March 2019

Mbrëmë Gjakova u tronditë nga një ngjarje të rëndë.

Personi që mbeti dje i plagosur nga incidenti në fshatin Marmull të Gjakovës, është në koma, raporton Gazeta Express.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Gazeta Express po qëndron në Gjakovë dhe ka kuptuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka plagë të rëndë në ballë.

Ndërkaq, viktima Tunë Bezhi do të varroset nesër.

I dyshuari për vrasjen e Bezhit është fqinji i tij, Alfred Gjugja nga i njëjti fshat. Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Anton Nikollës, i cili është plagosur gjatë incidentit.

Komento: