Personi qe humbi jetën në Brezovicë është djali i politikanit të njohur kosovar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Personi qe humbi jetën në Brezovicë është djali i politikanit të njohur kosovar

15:55 | 26 Janar 2019

Është mësuar identiteti i personit të cilin para pak çastesh e zuri orteku i borës në Brezovicë.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Komento: