Një krim ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në fshatin Studeqan.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur sot në orën 11:40.
B.G 72 vjeç qëlloi vëllain e tij I.G 64 vjeç.
Mësohet se motiv i krimit të ketë qenë trashëgimia familjare.
Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i nderi I.G (emër i njohur për redaksinë), të ketë qenë i dënuar për krim vite më parë.
Ndryshe, lajmin për humbjen e jetës së 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një krim në Studenqan. Për dy rastet do të mbahet një konferencë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.
Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.