Personi që ka rënë nga lartësia të “Grandi” është 25 vjeç, policia nis hetimet

13:40 | 16 Korrik 2025

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia, në objektin e hotelit “Grand” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se viktima është 25 vjeç.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete.”

Borovci tha se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Komento: