Personi që u aksidentua për vdekje në Qyshk të Pejës është një 23-vjeçar

00:00 | 07 Qershor 2022

Një aksident ka ndodhur në Pejë.

Një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 21:25 në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Komento: