Një person është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi ka thënë se trupi i pajetë është gjetur në një pyll rreth orës 15:19.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.
Sinjali raporton se viktima nuk është shqiptar, por është i huaj.