
Personi që mbeti i vrarë të shtunën në Klinë pasi u qëllua me armë zjarri, ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes.
“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë” – ka shkruar ai.