Personi që vdiq nga ashensori në Pejë është ish-komandant i UÇK-së

19:34 | 04 Tetor 2022

54-vjeçari që vdiq nga ashensori në Pejë është ish-komandant i UÇK-së.

54-vjeçari që vdiq sot në Pejë pas një incidenti me ashensor raportohet të jetë ish-komandanti i UÇK’së, Deli Leka.

Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.

“Nipash gjitmon jam krenu me ty gjithmon te kam pas idhull por sod me tradhtove ike per mos tu kthyer kurr. Faleminderit qe gjithmon na ke bër krenar. Lamtumir Komandant”, shkruan Abaz Beqa.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.

Ai shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

Komento: