Personi që vdiq sot në Prishtinë ra nga kati i 15-të

19:30 | 04 Prill 2022

Një person sot në Prishtinë ka gjetur vdekjen.

Sot është bërë e ditur se në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, një person ka humbur jetën, pasiqë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në të njëjtën lagje.

Ndërkaq, lajmin për këtë e kanë konfimuar edhe nga Policia e Kosovës, ku këtë e konfirmoi për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Viktima mashkull, nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Borovci.

Borovci shtoi po ashtu se aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant

Sipas raportimeve të dëshmitarëve i njëjti nuk ishte punëtor i ndonjë kompanie, dhe dyshohet se ra nga kati i 15-të i ndërtesës.

Komento: