Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

22:56 | 09 Qershor 2025
Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përurimin e Stacionit të ri Policor në Izvor të Zveçanit.

Sveçla ka thënë se në zonën kufitare me Serbinë, në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, shkruan Reporteri.net.

“Në zonën kufitare me Serbinë, në këtë Stacion Policor, do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila tashmë me të gjitha kapacitetet do të mbrojë kufirin e parandalojë aktivitetet ilegale që cënojnë sigurinë e Republikës sonë. Do të vazhdojmë mbështetjen e parezervë për Policinë e Kosovës, si garanca e Kosovës së sigurt, me sovranitet e integritet të plotë territorial”, ka shkruar Sveçla

Komento: