Përurohen renovimet e Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

17:26 | 10 Qershor 2025
Përurohen renovimet e Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Janë përuruan renovimet në Repartin e Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Vlera e përgjithshme e investimit është 142 mijë euro dhe nga ky investim 16 përqind përfshin furnizimin me shtretër dhe inventar të ri, kurse pjesa tjetër është aspekti infrastrukturor i repartit

E konsideruar si një qendër e rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve respiratore dhe për mbrojtjen nga tuberkulozi, ky repart i cili vitin e ardhshëm shënon 80-të vjetorin e funksionalizimit, ofron shërbime mjekësore çdo ditë, jo vetëm për pacientët nga Prizreni, por edhe për ata nga Suhareka, Rahoveci, Dragashi, Sharri, Malisheva, Mamusha e madje edhe Kukësit të Shqipërisë.

Në këtën ngjarje të pranishëm ishin kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emijla Rexhepi, deputetë të Kuvendit dhe stafi drejtues i këtij spitali.

Komento: