Përurohen tunelet 6 dhe 7, rihapet edhe linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

09:39 | 04 Nëntor 2023
perurohen-tunelet-6-dhe-7,-rihapet-edhe-linja-hekurudhore-hani-i-elezit-fushe-kosove

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kjo ceremoni e cila organizohet nga Ministria e Ekonomisë, do të fillojë nga ora 13:00 në Hani të Elezit në rrugëm e Kotlinës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, Shefi i BERZH-it, Maslichenko Sergiy dhe Kryeshefi i Sh.A. “Infrakos”, Naser Krasniqi./Front Online

Komento: