Përurohet Kompleksi Memorial “Ibrahm Rugova” në Istog

12:47 | 02 Dhjetor 2020

Në ditëlindjen e 76’të, përurohet Kompleksi Memorial “Ibrahm Rugova” në Istog.

Në 76-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, është bërë inaugurimi i Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova” në Istog, raporton Express

Në inaugurimin e Kompleksit “Ibrahim Rugova” kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit Teuta Rugova, e anëtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Punimet për Kompleksin Memorial “Ibrahim Rugova” në Istog kanë kushtuar 350 mijë euro.

Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro, ndërsa 150 mijë ka ndarë Komuna e Istogut.

Komento: