Përurohet parku 144 mijë eurosh në Shtime, Kurti: Këto hapësira e lidhin individin me vendin

16:47 | 02 Korrik 2023

Përurohet parku 144 mijë eurosh në Shtime, Kurti: Këto hapësira e lidhin individin me vendin.

Në vlerën prej më shumë se 144 mijë euro, projekti pritet që të përfundojë shumë shpejt.

Parku pritet që t’ju shërbejë qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, që të kalojnë kohë me njëri-tjetrin në ambiente të hapura, duke zhvilluar aktivitete të shumta.

Në 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk kishte më mirë si të kremtohej kjo ditë se në këtë park, ku fëmijët do të kenë mundësinë të kalojnë çaste të këndshme me njëri-tjetrin.

Duke folur për këtë investim, kryeministri Kurti tha se parku prej 1 hektari në Davidovc ka vlerën e 144 mijë eurove.

“Të gjitha vendimet e mëdha politike merren për të tashmen dhe për të ardhmen. E tashmja dhe e ardhmja janë fëmijët, andaj ku ka më mirë sesa në Shtime të kremtohet 33-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, pikërisht me këtë park për fëmijët, ku ata do të mund të kalojnë qaste të këndshme me njëri-tjetrin…Urojmë që edhe ky park do të kthehet një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme do të kalojnë kohën e lirë dhe do të përjetojnë momente së bashku. Janë këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 144 mijë euro dhe ka një sipërfaqe prej 1 hektar”, tha Kurti.

Komento: