Përurohet parku i lodrave për fëmijë në lagjen Miroc në Junik

20:20 | 28 Dhjetor 2023
perurohet-parku-i-lodrave-per-femije-ne-lagjen-miroc-ne-junik

Sot është përuruar Parku i Lodrave për Fëmijë në Lagjen Miroc në Junik.

Sipas njoftimit, ky projekt është financuar nga M4Y dhe vet Komuna e Junikut.

Me c’rast kreu i Junikut, Ruzhdi Shehu theksoi se do të vazhdoj të i mbështes idetë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Ky projekt është financuar nga M4Y dhe Komuna e Junikut, ky park ofron një hapësirë bukur për lojërat e fëmijëve. Kryetari i komunës z. Ruzhdi Shehu, bashkë me nxënësen Argjenda Shehu si lidere e projektit, përuruan me krenari këtë investim të rëndësishëm për komunitetin. Kryetari theksoi se do të vazhdoj të përkrah dhe të mbështes ide dhe iniciativa të rinjve junikas për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komento: