Përurohet pika më e re e Postës së Kosovës, Kurti e dërgoi një kartolinë

12:55 | 12 Shtator 2024
perurohet-pika-me-e-re-e-postes-se-kosoves,-kurti-e-dergoi-nje-kartoline

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të Postës së Kosovës  në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Me këtë rast, Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës.

Në njoftimin e e qeverisë thuhet se Kurti e falënderoi kryeshefen ekzekutive të Postës, Nora Rracin edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës, e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve të rinj me të cilët është më pranë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve postare.

Pika e përuruar sot është pika 145-të e Postës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Komento: