Përurohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Uglar të Gjilanit – 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm

15:38 | 13 November 2024
perurohet-sistemi-i-ujesjellesit-ne-fshatin-uglar-te-gjilanit-–-10-mije-banore-do-te-furnizohen-me-uje-te-pijshem

Komuna e Gjilanit njofton se është bërë përurimi  i sistemit të ujësjellësit në fshatin Uglar, ku rreth 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se vlera e investimeve në  ujësjellës është 1.5 milion euro.

“Pas 9 dhjetorit të vitit 2021 kur e filluam qeverisjen lokale gjetëm 15 fshatra pa ujë të pijshëm. Sot ky është projekti i 5 që po e përmbyllim dhe se projekti i radhës tashmë ka nisur dhe po shkon drejt përfundimit”, tha Alban Hyseni.

Më tej kryetari shtoi se ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët që realizohet, por janë edhe disa projekte tjera në fusha të ndryshme.

“Që nga fillimi me Qatar Charity që tashmë janë miqtë tanë, jemi dakorduar për një partneritet strategjik me projekte që kanë ndikim shoqëror”, tha ai.

Drejtori i operacioneve Abdulaziz Heji, shpreson që ky bashkëpunim i mirë në mes tyre dhe Komunës së Gjilanit të vazhdoi edhe në të ardhmen.

“Ishte nder që të punojmë me popullin tuaj dhe shpresojmë që mbështetja të vazhdoi edhe pas realizimit të këtij projekti”, tha Heji.

Ndryshe, pjesëmarrës në inaugurimin e këtij projekti me rëndësi jetike, ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ambasadori i Katarit në Tiranë dhe Prishtinë Jaber Ali Adouseri, drejtori i Qatar Charity në Doha Yousuf Al Kuëari, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë dhe përfaqësuesit e banorët e fshatit./Gazeta10

Komento: