Edhe Turqia po përballet me përhapjen e koronavirusit.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ka përuruar sot një spital të ri në Basaksehir në Stamboll.
“Turqia, duke qëndruar në dy këmbët e veta, po tregon fuqinë e saj në një kohë kur organizatat ndërkombëtare po humbasin kuptimin e tyre,” deklaroi Erdogan, shkruan Anadolu.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të prodhojë 5,000 ventilatorë mjekësorë për të luftuar koronavirusin e ri deri në fund të majit.
“Ndërsa bota po përballet me vështirësi, Turqia ka kapërcyer me sukses pengesat për [bërjen] e ventilatorëve mjekësorë,”.
Duke folur gjithashtu në këtë ngjarje, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në objektin e ri, të ndërtuar për të luftuar COVID-19:
“Ashtu si të gjitha spitalet e qytetit në Turqi, të gjitha shtretërit në Spitalin e qytetit Basaksehir – 2.686 shtretër – kanë pajisje të kujdesit intensiv, dhe të gjitha mund të përdoret për kujdes intensiv kur është e nevojshme ”.
Ventilatorët janë gati të pamundur për tu blerë, tha ai, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse ne morëm masa që në fillimin e procesit për të prodhuar këto pajisje duke përdorur mjetet tona”.
Ai shtoi se dhjetëra inxhinierë turq punuan shumë dhe arritën të vendosnin prodhimin në masë të ventilatorit të parë indigjen të kujdesit intensiv në vetëm 14 ditë.
Numri i vdekjeve nga koronavirusit në Turqi kanë arritur në 2.017 teksa janë të infektuar 86,306 njerëz.