Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

18:56 | 29 Nëntor 2025
Përvjetori i lirimit të Haradinajt nga Haga, reagojnë nga OVL-UÇK

OVL-UÇK ka kujtuar 13-vjetorin e aktvendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se në këtë ditë është vulosur e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës.

“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër. Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, thuhet në deklaratë.

Komento: