Përvjetori i masakres së Studimes, ish-ushtari i FSK-së kujton babain e vrarë: Si shumë shokë edhe unë u detyrova të largohem nga vendi e ta lë uniformen

11:35 | 02 Maj 2026
pervjetori-i-masakres-se-studimes,-ish-ushtari-i-fsk-se-kujton-babain-e-vrare:-si-shume-shoke-edhe-une-u-detyrova-te-largohem-nga-vendi-e-ta-le-uniformen

Në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Valdet  Vidishiqi ka ndarë një mesazh emocional, duke shprehur dhimbjen e mungesës, por edhe krenarinë për sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Ai thekson se këtë vit, përveç dhimbjes së përhershme, e rëndon edhe fakti që nuk ndodhet pranë varrit të babait për të bërë lutjet e zakonshme. Si shumë shqiptarë të tjerë, ai është detyruar të largohet nga vendlindja, duke lënë pas familjen dhe uniformën e ushtrisë.

Vidishiqi kujton momentet pranë varrit të të atit, të cilat i sillnin njëkohësisht mërzi dhe krenari, duke vlerësuar se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve është themeli i lirisë së vendit.

Në mesazhin e tij, ai nënvizon se babai, ndonëse nuk është më fizikisht i pranishëm, mbetet i gjallë në kujtesën dhe zemrën e tij, ndërsa lutjet për të janë të përditshme, me shpresën për një ribashkim në jetën tjetër.

Po ashtu, ai bën të ditur se emri i babait vazhdon të jetojë brenda familjes, pasi nipi mban emrin e tij dhe rritet me ndjenjën e krenarisë për sakrificën e gjyshit.

Në fund, Vidishiqi shpreh vendosmërinë për të kërkuar drejtësi për babanë e tij, duke theksuar se kjo mbetet një obligim i përhershëm për të.

Mesazhi përmbyllet me një lutje që i ndjeri të prehet në paqe në shkallët më të larta të Xhenetit dhe me një homazh për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Komento: