Përvjetori i vde`kjes së Albright, Ambasada Amerikane: Shpëtoi jetë të panumërta, progresi i Kosovës, homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj

15:38 | 23 March 2025
pervjetori-i-vde`kjes-se-albright,-ambasada-amerikane:-shpetoi-jete-te-panumerta,-progresi-i-kosoves,-homazh-i-vazhdueshem-ndaj-trashegimise-se-saj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në amshim.

Në shkrimin e ambasadës kushtuar Albrightit, përmendet lidershipi i saj i guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, kujtoi se në Amerikë, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

Komento:
loading