Përzgjidhen 58 biznese për “Tregun e Fundvitit” në Prishtinë

14:48 | 01 Dhjetor 2023
perzgjidhen-58-biznese-per-“tregun-e-fundvitit”-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës përmes shortit ka përzgjedhur 58 biznese për “Tregun e Fundvitit” dhe katër biznese lëvizëse, raporton teve1.info

Sipas një njoftimi të Komunës në Facebook, përzgjedhja e këtyre bizneseve është bërë në mënyrë të hapur dhe transparente, derisa lista me emrat e bizneseve është publikuar edhe na faqen e Komunës.

🎉Me një proces të hapur dhe transparent, përmes procedurës me short janë përzgjedhur bizneset përfituese për “Tregun e Fundvitit”.
👇Bizneset e përzgjedhura me procedurën e shortit i gjeni në listën në linkun më poshtë. Po ashtu gjeni dhe listën me emrat bizneseve të cilat kanë aplikuar me mjete lëvizëse, e të cilat nuk i janë nënshtruar procedurës së shortit , për shkak se nuk ka qenë numër i kufizuar për përzgjedhje në këtë kategori.
Kriteret e përzgjedhjes kanë qenë vetëm t`i plotësojnë kushtet e publikuara në thirrjen publike”, thuhet në komunikatë./Front Online

Komento: