
Real Madridi po lëviz në treg për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, pas konfirmimit se Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit.
Trent Alexander-Arnold mbetet objektivi kryesor i drejtuesve sportivë për projektin e ardhshëm, por Real Madridi nuk synon të mbështetet vetëm te një emër i vetëm.
Gjatë sezonit, mungesat dhe dëmtimet në këtë repart kanë detyruar trajnerin të përdorë alternativa të improvizuara, përfshirë edhe Federico Valverden në rolin e mbrojtësit të djathtë.
Zyrtare: Dani Carvajal largohet nga Real Madridi
Gjithashtu, janë aktivizuar herë pas here edhe lojtarë nga akademia si David Jimenez dhe Fortea, megjithëse klubi preferon të sjellë një specialist të mirëfilltë për këtë pozicion.
Në listën e lojtarëve të vëzhguar nga Real Madridi figuron Acheampong i Chelseat, 20 vjeç, i cili vlerësohet për forcën fizike dhe potencialin për zhvillim në një ambient me presion të lartë.
Vlera e tij e tregut llogaritet rreth 25 milionë euro, duke u konsideruar një investim i rëndësishëm, por ende i realizueshëm për klubin spanjoll. Ai shihet si një lojtar që mund të integrohet gradualisht, duke konkurruar dhe duke u zhvilluar pa kërkuar menjëherë rol titullari.
Një tjetër emër i rëndësishëm është Vanderson i Monacos, 24 vjeç, i cili ofron më shumë eksperiencë dhe profil ofensiv në krah.
Vlera e tij rreth 20 milionë euro e bën një opsion shumë tërheqës për Real Madridin, i cili kërkon një mbrojtës që kontribon jo vetëm në prapavijë, por edhe në fazën sulmuese dhe në ndërtimin e lojës.
Klubi madrilen po shqyrton gjithashtu alternativa të tjera si Givairo Read i Feyenoordit, 19 vjeç, i cili spikat për potencialin e tij në rritje, si dhe Trai Hume i Sunderlandit, 23 vjeç, i njohur për karakterin fizik dhe qëndrueshmërinë në krah.
Në listë përmendet edhe Mats Wieffer i Brightonit, megjithëse profili i tij dhe mosha 26 vjeç e vendosin në një kategori më të pjekur dhe me impakt më të menjëhershëm.
Të gjithë këta emra përfaqësojnë një strategji të qartë të Real Madridit: forcimin e krahut të djathtë pa prishur balancat financiare dhe pa kompromentuar objektiva të tjerë të afatit kalimtar të verës.
Me largimin e Carvajal, klubi synon të ndërtojë një repart të qëndrueshëm dhe të ardhshëm, duke shmangur zgjidhjet afatshkurtra.