“Derby della Madoninna” konsiderohet si derbi lokal më i madh në botë.
E këtë radhë, Milani dhe Interi do të takohen plot pesë herë mes vete brenda vetëm një sezoni.
Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, shkruan Express.
Dy ekipet e qytetit të modës do të ballafaqohen mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 20 vjetësh.
Më 10 dhe 16 maj, dy gjigantët e futbollit italian do t’i matin forcat në të njëjtin stadium, ndërsa në këtë fazë garash për herë të fundit ishin takuar bashkë në vitin 2003.
Në kampionat, ekipet e kanë mposhtur njëri-tjetrin, Milani kishte fituar 3:2 dhe Interi 1:0, ndërsa në Superkupën e Italisë fitoi Interi me rezultat të pastër, 3:0.
E tash na presin edhe dy duele të zjarrta mes Kuqezinjve dhe Zikaltërve.
Spektakli është i garantuar…