Pesë ditë pas tërmetit, nëna me dy vajzat gjenden të gjalla nën rrënoja

19:22 | 10 Shkurt 2023

Nëna me dy vajzat gjenden të gjalla nën rrënoja, pesë ditë pas tërmetit.

Një nënë dhe dy vajzat e saj u shpëtuan të gjalla nga rrënojat, në ditën e pestë që nga tërmeti që goditi 10 provinca në Turqi.

Nëna u shpëtua pas 111 orësh dhe dy vajzat e saj u shpëtuan pas 112 orësh nën rrënoja, në qytetin e goditur rëndë të Kahramanmaras.

Ekipi i shpëtimit tha pas gjetjes së 50 trupave të pajetë vetëm sot, “gjetja e tre personave të gjallë tani na bën përsëri të shpresojmë”, raporton CNN Turk, transmeton Klankosova.

Komento: