Pesë lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë për shkak të punimeve në Badoc

09:56 | 31 Maj 2025
pese-lagje-te-prishtines-sot-mbesin-pa-uje-per-shkak-te-punimeve-ne-badoc

Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë pesë lagje të Prishtinës për shkak të disa punimeve.

Nga ora 09:00-18:00 pa ujë mbesin lagjet: Matiqani, Bregu i Diellit, Lagjja 28, Hajvalia, Veterniku.

“Për shkak të disa punimeve teknike në fabrikën e Badocit, nesër 31 maj, nga ora 09:00-18:00 pa ujë mbesin: Matiqani, Bregu i Diellit, lagjja 28, Hajvalia, Veterniku. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka njoftuar KRU Prishtina.

Komento: