Pesë miliardë kursime kosovarët kanë në banka, e 5 miliardë kredi

22:40 | 05 October 2022

Kosovarët, 5 miliardë kursime në banka e 5 miliardë kredi.

Kosovarët kanë të depozituara në banka mbi pesë miliardë euro, por njëkohësisht kanë marrë kredi afërsisht në vlerë të njëjtë.

Në punë nuk është, pasi që ka për t’i kryer disa obligime financiare.

Por Blerim Hajdini mund t’i paguajë vetëm disa nga to. Paga që merr në kompaninë e pastrimit nuk po i mjafton, pasi që 31-vjeçari duhet ta shlyejë edhe një kredi, raporton T7.

Ai është i vetmi që punon në familjen e tij 6 anëtarësh dhe muajin e kalon me mjaft vështirësi.

Ka nga qytetarët që me dëshirë do të merrnin kredi, nëse do të kishin mundësi.

E të tjerë thonë se, edhe pse kanë nevojë, nuk e kanë ndërmend të hyjnë në obligime të tilla.

Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se, krahasuar me vitin e kaluar, është rritur ndjeshëm vlera e kredive.

Qytetarët, përveç kredive, kanë rritur edhe depozitat në banka. Deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ato arritën në rreth 4.9 miliardë euro.

Ndërsa deri në muajin gusht të këtij viti, kësaj shume iu shtuan edhe më shumë se 367 milionë euro.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tregon pse qytetarët kanë rritur interesimin për kredi.

Për Krasniqin shqetësuese është se disa nga qytetarët nuk do të mund t’i kthejnë kreditë. /T7

Komento: