Pesë milionë të infektuar me koronavirus në botë

11:00 | 21 Maj 2020

Ka arritur në pesë milion numri i të infektuarve me COVID-19 në botë.

Më shumë se pesë milionë njerëz në botë janë prekur me koroanvirusin COVID-19, ndërsa 328,000 kanë vdekur si pasojë e tij, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Amerika Latine tashmë ka kaluar me shifra Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Në SHBA, siç raporton SkyNeës, janë raportuar afro 92,000 vdekje derisa në Evropë afro 165,000.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën regjistroi 106,000 raste të reja.

Në Kosovë, deri tash janë raportuar 1003 raste të të infektuarve, ndërkaq 772 janë raportuar të shëruar e 29 të vdekur.

Komento: