
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.
Këtë e konfirmoi për Front Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti./Front Online