Pesë persona në Podujevë sulmohen nga një qen endacak

08:31 | 06 Janar 2024
pese-persona-ne-podujeve-sulmohen-nga-nje-qen-endacak

Pesë persona në fshatin Sfeçël të Podujevës janë sulmuar nga një qen endacak.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Të lënduarit kanë raportuar se pas sulmit e kanë mbytur qenin.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Sfeçël, Podujevë  05.01.2024 – 20:00. Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti./Front Online

Komento: