Që nga fillimi i procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës pati përleshje të shumta në nëndegë dhe degët e kësaj partie.
Një përleshje e tillë ndodhi edhe sot në nëndegën e LDK-së në Mat, ku përpos grushteve u hodhën edhe karrige tek njëri-tjetri.
Sipas burimeve të Indeksonline nga kjo përleshje janë arrestuar pesë persona, kurse një nga të pranishmit ka marrë lëndime në pjesën e dorës.
Duhet përkujtuar që përpos arrestimeve që u bën sot në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat, që është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, policia arrestoi edhe dje një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale, bëri kanosje ndaj simpatizuesve të një partie politike.