
Kosova po vazhdon tw përballet me virusin korona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se 32 persona janë në gjendje stabile, pesë kanë nevojë për oksigjeno-terapi, ndërkaq njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive.
Hoti ka thënë se klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.