Aksidentohet rëndë vetura policore në Prishtinë, pesë persona të lënduar.
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture policore dhe një makine të tipit ‘Golf ‘ në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë përgjatë mbrëmjes.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se tre nga pesë të lënduarit janë policë, raporton Gazeta Express.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.