Pesë persona të lënduar nga një aksident i rëndë në Skenderaj

15:52 | 03 Maj 2019

Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Skenderaj, e aty kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë Rajonale të Mitrovicës ka konifrmuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën Azem Bejta dhe janë përfshirë një kamionetë dhe.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në ora 11:25, në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, në aksident ishin të përfshira një kamionete dhe një veturë, ndërsa si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës- më pas janë liruar”, ka thënë Zahiti.

Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i aksidentit është vozitësi i kamionetës.

“Nga hetimet e para në vendit të ngjarjes behet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë veprimi I drejtuesit të kamionëtës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund te rrezikoj pjesëmarrësit tjerë me ç ‘rast ka goditur veturën tjetër”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Komento: